Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Limaj në Mitrovicë: Të bëhemi bashkë për ta luftuar padrejtësinë

Nisma Socialdemokrate në ditën e dytë të fushatës ka vazhduar tubimin elektoral në qytetin e Mitrovicës.

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj nga Mitrovica iu ka bërë apel partive politike tjera që të garojnë me civilizim dhe jo të sulmojnë njëra tjetrën për të arritur fitoren.

Limaj duke kërkuar mobilizim në Mitrovicë, tha se duhet të bëhen bashkë për shtetin, për zhvillim ekonomi edhe për drejtësi.

“Mos garoni dhe mos u kënaqni me tendencën me shkatërruar palën tjetër, për të siguruar fitoren e juaj. S’ka fitore të tilla, nuk i duhen fitore të tilla Kosovës”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i renditi të gjitha arsyet se pse duhet të përkrahët koalicioni i tyre.

“Bashkë për shtetin për të konsoliduar shtetin tonë, bashkë për shtetin për të reformuar aty ku ka defekte. Bashkë për shtetin për një siguri më të madhe në rrugë. Bashkë për shtetin kur çdo qytetarë është i lirë të qarkullojë kudo që i do zemra. Bashkë për shtetin për një Mitrovicë të bashkuar, për një Kosovë e cila i ofron mundësi qytetarëve pa dallim etnie. Bashkë për shtetin për të rinjtë djemtë edhe vajzat tonë për t’i dhënë hapësirë. Bashkë për shtetin për drejtësinë. Bashkë për shtetin të luftojmë padrejtësinë”, tha ai.

Limaj shtoi se Kosova po bashkohet në sloganin bashkë për shtetin. Sipas tij për ditë e më shumë qytetarët po bashkohen për një koncept të fitores.

Edhe Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë Zgjedhjet 2025 Limaj: Me PDK-në në një listë do të luftonim për vendin e parë

“Përditë e më shumë njerëzit po afrohen dhe po bashkohen në një vizion që po i shërben të gjithëve, për ditë e më shumë djem e vajza po i bashkohen një koncepti që duke u bashkuar rreth tij i ndihmojnë edhe atyre që janë në pritje të këtij bashkimi”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetarja e degës së Nismës në Mitrovicë, Hyjrije Gashi-Kodra tha se programi i tyre partiak po gjen mbështetje kudo në Kosovë falë punës, siç tha ajo në interes të qytetarëve.

“Programi i Nismës Socialdemokrate në Mitrovicë dhe kudo në Kosovë po gjen mbështetje tek të gjitha shtresat në Kosovë. Nisma po rritet dhe fuqizohet, falë programit të saj, punës dhe aktiviteteve të të përditshme në interes të qytetarëve”, tha ajo, raporton KosovaPress.