Zgjedhjet 2019

LDK-ja zotohet t'i adresojë përmes ligjit shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut

LDK-ja zotohet t'i adresojë përmes ligjit shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut
 

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, janë zotuar se shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut dhe gjithë punëtorëve të tjerë në Kosovë do të adresohen nëpërmes Ligjit të Punës.

“Sa i përket sigurisë në punë dhe orarit të punës, kandidatja jonë për kryeministre veç e ka të qartë, ne jemi të bindur që Ligji i Punës do të respektohet në sektorin privat, ndërsa si pikë fillestare do të jenë ndërmarrjet publike. Nëse sektori publik nuk e respekton Ligjin e Punës, si mund të pretendojmë që të kalojmë në stadin tjetër tek sektori privat”, citon njoftimi Hykmete Bajramin.