Organizata joqeveritare 'Global Shapers Community Prishtina' përmes një komunuikate për media ka njoftuar lansimin e projektit të saj “Vota ime, zgjedhja ime”, nëpërmjet të cilit synohet ngritja e vetëdijesimit të qytetarëve në Kosovë për rëndësinë e votës, rrjedhimisht motivimi i tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, me fokus tek rinia.
Në kuadër të kësaj fushate do të realizohen 7 punëtori në qendrat e Kosovës, rreth 12 video promovuese, infografika dhe një fushatë me persona me ndikim tek rinia, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo çfarë na ka shtyrë të realizojmë këtë fushatë, është numri i madh i votave të pavlefshme dhe përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje e cila shënon rënie në pothuajse të gjitha zgjedhjet, qoftë të nivelit lokal apo nacional”, u shpreh Avdyl Gashi, drejtor i Programeve në organizatën Global Shapers Community Prishtina.
Zgjedhjet e vitit 2019 shënojnë një numër të madh të votuesve të rinj të cilët do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Bazuar në statistikat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Agjencionit të Statistikave të Kosovës, votues për herë të parë nga viti akademik 2017/18 (të cilët nuk kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2017) janë 28,813(arsimi publik dhe privat) ndërsa nga viti akademik 2018/19 e që kanë të drejtë vote këtë vit janë 28,801(arsimi publik dhe privat) 5 . Pra, në total 57,614. Derisa së fundmi KQZ ka raportuar se ky numër është rreth 80,000 përfshirë edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve.

“Duke parë këto statistika është më se e rëndësishme implementimi i këtij projekti i cili synon që të i vetëdijesojë të rinjtë në Kosovë që të votojnë, të jenë të përgjegjshëm me votën e tyre, të kuptojnë mirë rëndësinë e saj, të jenë në gjendje të analizojnë mirë programet partive politike dhe të jenë të vetëdijshëm për mënyrën e zgjedhjes së liderëve të tyre të cilit do të përfaqësojnë interesat dhe vizionet e tyre” thuhet në komunikatën për media.
“Fuqia në numër e votës së rinisë është shumë e madhe, shto këtu faktin se 60% e popullsisë është moshë rinore, ndërsa e konsiderojmë skandaloze faktin se rinia mbetet prioritet vetëm në populizma sa për të na e marrë votën dhe aspak në realitet”, shprehet z. Gashi. “Prandaj, fokus i këtij projekti do të jetë rinia, në mënyrë që të jemi syhapur si rini në përzgjedhjen e partisë dhe deputeteve që do të përfaqësojnë interesat tona dhe të krijojmë qytetarë aktivë që monitorojnë punën e listës fituese edhe pas zgjedhjeve, rrjedhimisht të rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve me 6 tetor 2019.”
Pjesë e këtij projekti është edhe hulumtimi “Zgjedhjet 2019: A janë të rinjtë prioritet në programet politike?” i cili sjell të dhëna mbi interesat dhe vizionet e të rinjve në Kosovë duke i krahasuar ato me programet e partive politike dhe analizon se sa këto interesa e vizione gërshetohen me programe të partive politike. Nëpërmjet këtij hulumtimi, i cili do të publikohet gjatë ditëve në vijim, synohet që të jetë formë avokimi që partitë të prioritizojnë rininë edhe në programet e tyre.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë, dhe do të zgjasë deri më datë 7 tetor 2019.