Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Haradinaj, siç njofton kumtesa për media, bashkë me ambasadorin amerikan Kosnett, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, proces ky për të cilin, sipas Haradinajt, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.
Haradinaj gjithashtu, thuhet në kumtesë, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.
Po ashtu, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës.
-
Haradinaj takon Kosnettin, kërkohet garë fer e demokratike në procesin zgjedhor
-
Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”
-
Thaçi i thotë Kosnettit se seanca për mocionin e mosbesimit tregoi standard të lartë të demokracisë
-
Haradinaj takon Kosnettin: I nevojshëm aktivizimi i SHBA-së në dialog, mos na barazoni me Serbinë
-
Haradinaj takon ambasadorin Kosnett