Autori i dokumentarit “Wildlife me Arian Mavriqin” në KTV, Arian Mavriqi, ka bërë të ditur të martën se lejleku i zi “Serafina”, i cili të hënën mori rrugën për shtegtim, tashmë ka arritur në Greqi.
Në njoftimin e tij, Mavriqi ka uruar që lejleku i zi të arrijë mirë në Afrikë, aty ku pritet të jetë edhe destinacioni i tij i fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tashmë Serafina (Lejleku i zi) është futur në Greqi! Me emocion do ndjekim rrugëtimin tutje! Zoti i ndihmoftë deri në destinacionin e fundit në Afrikë”, ka shkruar Mavriqi krahë hartës së publikuar.
Edhe lejleku tjetër, Mareci, tashmë ka marrë rrugë për shtegtim. Ai aktualisht ka arritur në Maqedoninë e Veriut.