Muajin e ardhshëm, Kosova do të shënojë dhjetëvjetorin e saj si shtet i pavarur. Arsye për të kremtuar ka. Mbi të gjitha, territori që nuk ka dalje në det, me më pak se dy milionë banorë e ka konsoliduar ekzistencën e vet.
Kjo, në vetvete, nuk është e arritur e vogël. Kosova e ka mbijetuar sfidën ligjore ndaj ekzistencës së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe i ka bërë ballë një fushate këmbëngulëse të Serbisë, prej së cilës u shkëput më 2008, për ta lënë të izoluar ndërkombëtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vend se të vuajë nga izolimi ndërkombëtar, Kosova mund ta vërë theksin tek 114 njohjet prej qeverive të tjera nëpër botë. Sidoqoftë, një pjesë e madhe e këtij suksesi tani po vihet në rrezik, shkaku i një politike gjithnjë e më të paparashikueshme dhe nacionaliste të jashtme, e cila nuk i duhet Kosovës.
Krahas pozitës së saj të brishtë ndërkombëtare, Kosova do të vazhdojë të jetë e varur nga ndihma e konsiderueshme financiare ndërkombëtare.
Arsimi, shëndetësia dhe shërbimet sociale nuk kanë ecur shumë, krahasuar me shtetet e tjera të rajonit. Papunësia ka mbetur tejet e lartë, duke i nxitur qytetarët me iniciativa dhe shtytje që fatin e tyre ta kërkojnë jashtë. Zhvillimi i një komuniteti të ndershëm dhe të gjallërishëm të biznesit po pengohet nga shembujt e korrupsionit dhe patronazhit politik, që shkon deri tek dhënia e kontratave publike.
Pas luftës së NATO-s kundër Serbisë më 1999, Organizata e Kombeve të Bashkuara e administroi këtë territor për gati një dekadë. Asokohe shumë lehtë mund të fajësoje burokracinë ndërkombëtare dhe joefikasitetet për të këqijat e Kosovës. Që nga pavarësia, ky opsion nuk është më dhe arsyet e dështimit duhet të kërkohen brenda.
Një burim i të këqijave për Kosovën qëndron tek tensioni i pazakonshëm midis jostabilitetit politik dhe vazhdimësisë së marrëveshjeve ekzistuese. Zgjedhjet e kaluara në Kosovë rezultuan me ngërç dhe koalicione të brishta. Arsye e pjesshme e kësaj është fakti se një numër i konsiderueshëm i ulëseve në Parlamentin e vogël të Kosovës janë të rezervuara për përfaqësuesit e pakicave, përfshirë në veçanti komunitetin serb. Ky konstelacion ia vështirëson secilës prej partive që ta fitojë shumicën.
Sidoqoftë, me gjithë vështirësitë në formimin e koalicioneve qeverisëse, figurat politike në krye të shtetit nuk kanë ndryshuar. Duket se ekziston një kastë e përhershme personazhesh, shumica prej të cilëve vijnë nga koha e rezistencës ndaj shtypjes serbe në vitet nëntëdhjetë dhe lufta e 1999-s.
- Për versionin anglisht, kliko KËTU
Serinë e plotë të shkrimeve të Wellerit, të botuara në "Koha Ditore", mund ta lexoni më poshtë: