Rritja e dhunës politike nuk kufizohet vetëm në Uashington, DC. Sipas Kleinfeld-it, protestat e armatosura në legjislaturat shtetërore u rritën me gati 20% midis 2020 dhe 2021, dhe pjesëmarrja nga grupet paraushtarake u rrit për 96%. Protestat “Stop the Steal” kanë më shumë se katër herë gjasa se demonstratat e tjera për të shfaqur aktorë të armatosur ose milici të paligjshme paraushtarake. Kjo përgjigje mbarëkombëtare nga ekstremistët e krahut të djathtë ndaj pretendimeve false për mashtrime zgjedhore flet vetë
Atlanta – Volteri ka paralajmëruar në mënyrë të famshme se kushdo që mund t’i bëjë njerëzit të besojnë absurditetet mund t’i bëjë ata të kryejnë mizori. Dy shekuj e gjysmë më vonë, një kryengritje në Kapitolin e SHBA-së nga ata që besuan gënjeshtrat e Donald Trumpit konfirmoi pikën e Volterit. Dhe tani, shumica e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve po bën gjithçka që mundet për të “përmbytur zonën” me më shumë absurditete.
Ekspozita A është “Nënkomiteti i Përzgjedhur për Armatizimin e Qeverisë Federale”, i cili supozohet se do të tregojë se si Partia Demokratike ka përdorur agjencitë federale për të persekutuar republikanët dhe mbështetësit e tyre. Trumpi ka hedhur prej kohësh akuza të tilla dhe tani përfaqësuesi, Jim Jordan i Ohajos, kryetar i nënkomitetit të ri, do të krijojë spektakël të “hetimit” të agjencive të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër të tjera, Jordan pretendon se hetimi i FBI-së për kërcënimet me vdekje drejtuar anëtarëve të bordit të shkollave lokale ishte me të vërtetë një përpjekje e mbuluar për të shtypur të drejtën e prindërve për lirinë e fjalës. Megjithëse kjo akuzë është hedhur poshtë tërësisht, ne mund të presim plotësisht që nënkomiteti të ringjallë të gjitha teoritë e vjetra – që ende konsiderohen të vërteta të shenjta mes një numri tronditës votuesish republikanë – rreth komploteve kundër Trumpit.
Vërtet, në një sistem kushtetues të bazuar në ndarjen e pushteteve, hetimet e Kongresit janë vendimtare për mbikëqyrjen efektive të degës ekzekutive. Megjithatë, shumë republikanë sot pranojnë se qeverisja e mirë nuk është në të vërtetë qëllimi i tyre. Ende duke mbajtur pakënaqësi për hetimet e shumta për lidhjet e Trumpit me Rusinë, dy procedurat e fajësimit kundër tij dhe raportin dënues të Komitetit të 6 janarit, drejtuesit e Dhomës së GOP-it e kanë bërë të qartë se duan hakmarrje.
Jordan do ta drejtojë gjithashtu zemërimin e tij ndaj Departamentit të Drejtësisë dhe Komunitetit të Inteligjencës, duke vazhduar aty ku e la administrata Trump. Në tetor të vitit 2020 (pak përpara se Trumpi ta humbiste ofertën e tij për rizgjedhje), prokurori i përgjithshëm, Bill Barr, emëroi prokurorin e SHBA-së, John Durham si prokuror special për t’i zbuluar komplotet e supozuara të CIA-s dhe FBI-së kundër Trumpit. Tre vjet dhe 6.5 milionë dollarë më vonë, gjithçka që Durham duhet të tregojë për përpjekjet e tij është shkelje e vetme ligjore nga një avokat i FBI-së ( i cili është dënuar me kusht she shërbim në komunitet).
Të papenguar dhe pa asnjë detyrim për të provuar në një gjykatë, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë zotuar ta zgjerojnë kërkimin. Megjithatë, përtej prodhimit të teatrove televizive dhe tingujve për të mbledhur fonde nga besimtarët e partisë, është e paqartë se çfarë duan të arrijnë.
Një supozim është se ata thjesht shpresojnë të shpërqendrojnë nga më shumë lajme të këqija që po i vijnë Trumpit. Në fund të fundit, Jack Smith, këshilltar special i emëruar nga prokurori aktual i përgjithshëm, po heton përpjekjet e Trumpit për t’i përmbysur zgjedhjet e 2020-s. Dhe Fani Willis, prokurori i qarkut për Fulton, Gjeorgji, do të vendosë së shpejti nëse do të padisë Trumpin për presionin e zyrtarëve të zgjedhje shtetërore për të “gjetur” më shumë vota për të në vitin 2020.
Për fat të keq, “hetimet” e republikanëve të Kongresit do të kenë një çmim për vendin. Edhe akuzat false ka të ngjarë të minojnë besimin e publikut në agjencitë federale të zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës. Mbështetja publike për FBI-në dhe CIA-n ra me shpejtësi gjatë mandatit të vetëm të Trumpit (sidomos mes republikanëve) dhe Trumpi ka vazhduar ta sulmojë komunitetin e inteligjencës për zbulimin se si Rusia ndërhyri në emër të tij në vitin 2016.
Teksa mbështetja popullore për FBI-në u rikuperua vitin e kaluar midis demokratëve, ajo nuk ka lëvizur midis republikanëve. Dallimet partizane mbi FBI-në tani janë më të mëdha se për çdo agjenci tjetër federale. Ky lloj polarizimi ka implikime të rrezikshme për sigurinë e brendshme. Ashtu si të gjitha organizatat e zbatimit të ligjit, FBI-ja varet nga bashkëpunimi publik për të kryer punën e saj. Rigjallërimi i akuzave të diskredituara dhe komploteve mitike rreth makinacioneve të FBI-së nuk do ta ndihmojë agjencinë të kryejë funksionin e saj të duhur. Më keq, do të nxisë skajin e dhunshëm të krahut të djathtë të Amerikës.
Ndoshta kjo është çështja. Duke e përshkruar FBI-në si armike, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve do të largojnë vëmendjen nga problemi në rritje i ekstremizmit të brendshëm. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, FBI-së dhe një studimi trevjeçar të Senatit, nacionalistët e bardhë dhe grupet e tjera të ekstremit të djathtë tani përbëjnë kërcënimin kryesor terrorist të vendit.
Këto grupe janë gjithnjë e më sinonim me bazën republikane. Nga besimtarët e QAnon-it tek grupet e milicisë si “Djemtë krenarë” dhe “Mbajtësit e betimit”, shtrirja e Trumpit në të djathtën ekstreme e ka tërhequr skajin radikal plotësisht në grupin e GOP. Ndërsa liderët republikanë ende ofrojnë dënime pro forma të supremacisë së bardhë, antisemitizmit dhe dhunës politike, ata i kanë mbetur besnikë njeriut që i ftoi këta elementë në parti. Kritika e vakët e liderëve republikanë për darkën e nëntorit të Trumpit me supremacistin e bardhë Nick Fuentes ishte një rast i tillë.
Duke dëshmuar para Komitetit të 6 janarit të vitit të kaluar, Rachel Kleinfeld nga Carnegie Endowment detajoi se si teorizimi i konspiracionit i Partisë Republikane dhe ballafaqimi me të djathtën ekstreme rrezikojnë demokracinë amerikane. Hulumtimi i saj tregon se kërcënimet vjetore kundër anëtarëve të Kongresit u rritën dhjetëfish (në 9600) midis 2016 dhe 2021. Në 11 javët midis ditës së zgjedhjeve në 2020 dhe inaugurimit të Biden në janar 2021, numri i protestuesve të armatosur në demonstratat politike u rrit 47% krahasuar me 11 javët e mëparshme.
Rritja e dhunës politike nuk kufizohet vetëm në Uashington, DC. Sipas Kleinfeld-it, protestat e armatosura në legjislaturat shtetërore u rritën me gati 20% midis 2020 dhe 2021, dhe pjesëmarrja nga grupet paraushtarake u rrit me 96%. Protestat “Stop the Steal” kanë më shumë se katër herë më shumë gjasa se demonstratat e tjera për të shfaqur aktorë të armatosur ose milici të paligjshme paraushtarake. Kjo përgjigje mbarëkombëtare nga ekstremistët e krahut të djathtë ndaj pretendimeve false për mashtrime zgjedhore flet vetë.
Mbetet për t'u parë se sa larg do të shkojnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve. Do të bënin mirë të reflektonin për fatin e një prej paraardhësve të tyre 70 vjet më parë. Në vitin 1954, Senati censuroi senatorin republikan Joseph McCarthy, kryetar i Nënkomitetit të Përhershëm për Hetimet, për akuzat e tij të pabaza, vrasjet e personazheve dhe pretendimet e pabaza për infiltrimin komunist në të gjithë qeverinë.
Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët duket se është e përgatitur për të riaktivizuar atë histori. Mjerisht, demokracia dhe siguria kombëtare e Amerikës do të vuajnë për të.
(Kent Harrington, ish-analist i lartë i CIA-s, shërbeu si oficer i Inteligjencës K1ombëtare për Azinë Lindore, shef i stacionit në Azi dhe drejtor i marrëdhënieve publike të CIA-s. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)