Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

Inteligjenca Artificiale në fuqizim të politikës, mundet ta rikthejë demokracinë

Gjeneruesi i Inteligjencës Artificiale mund t’i përfshijë shtetasit drejtpërsëdrejti në vendimmarrje, por jo derisa stimujt e zhvillimeve janë vetëm financiarë

Videoja në YouTube, së cilës i kthehem më së shpeshti, është ajo e David Bowiet teksa intervistohet nga Jeremy Paxman në “Newsnight”, më 1999. Bowie është duke folur për atë se çfarë mund të bëjë interneti: “Nuk mendoj që ne e kemi parë ndonjëherë majën e ajsbergut. Mendoj që ndikimi i internetit në shoqëri, si për mirë, ashtu edhe për keq, është i paimagjinueshëm. Mendoj se ne jemi në majën e diçkaje ngazëlluese dhe të tmerrshme”.

“Është vetëm një mjet apo jo?”, thotë me përbuzje Paxman. “Është sikurse një alien”, insiston Bowie. “A ka jetë në Mars?” “Po, dhe sapo ka zbritur këtu”.

Në kohën e kësaj interviste të Bowiet, unë isha duke punuar një temë me titull: “Liria e shprehjes në hapësirën kibernetike: Sfida që interneti paraqet për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Ishte një kohë e vështirë. Kulmi i utopisë së internetit, me idealistët e teknologjisë që premtojnë se natyra decentralizuese e internetit do të reformonte rrënjësisht dinamikën e pushtetit dhe demokracia mund të rilindte.

Kanë kaluar 25 vjet të çuditshëm dhe ne tashmë e kemi kuptuar se ka ndodhur e kundërta: e vërteta dhe besimi janë gërryer, demokracia ka dështuar të reformohet në epokën digjitale dhe marrëdhënia midis atyre në pushtet dhe atyre që i zgjedhin ata është tendosur deri në pikën e thyerjes. Është ky moment kur ne po shohim përhapjen e shpejtë të gjeneruesit Inteligjencë Artificiale dhe kuptohet që përgjigjja ka qenë një miksim i histerisë dhe shpresës.

Histeria rreth robotëve vrasës rrezikon të maskojë ndikimet e vërteta shoqërore që revolucionet industriale në mënyrë të pashmangshme kanë shoshitjen e fituesve dhe humbësve dhe prishjen e mënyrave të jetesës në mënyrën më tinëzare që mund të bëjë vaki.

Edhe Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim? Arbëri Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?

Nëse e bëjmë IA-në të punojë për demokracinë, atëherë në 10 vjet ekosistemet tona të informacionit për të mbështetur vendimmarrjen demokratike mund të përmirësohen shumë. Ne mund të trajnojmë IA-në për ta vlerësuar informacionin e verifikuar dhe të shërbejë në atë mënyrë që edhe informacionin më kompleks ta bëjë të qasshëm për më shumë njerëz.

Politikanëve mund t’u besohet më shumë për të bërë gjënë e duhur, sepse ata kanë mësuar mënyra të reja të inkuadrimit të njerëzve në marrjen e vendimeve. Asambletë e shtetasve të IA-së mund t’i ndihmojnë njerëzit dhe politikanët të lundrojnë nëpër kompromiset që kërkohen për të trajtuar problemet e mëdha. Këto koncepte nuk janë krejtësisht të panjohura. “Polis” është një mjet, i krijuar në SHBA dhe i përdorur për të formësuar politikat më gjerësisht në Tajvan, përfshirë hartimin e rregulloreve për Uber.

Krejt thjesht, në vend të divizioneve, “Polis” harton pikëpamjet e njerëzve sipas konsensusit dhe u jep atyre opsione për të dhënë idetë. Në Britaninë e Madhe, ne në “Demos” kemi punuar me Zyrën e Kabinetit për projektet e “Polis” për të angazhuar ekspertët dhe publikun në shqyrtimin e integruar të sigurisë, mbrojtjes, zhvillimit dhe politikës së jashtme të vitit 2021. Andrew Gray, një kandidat i pavarur në zgjedhjet “Selby dhe Ainsty” të korrikut, po e përdor atë për t’i fuqizuar të gjitha politikat e tij, duke u deklaruar politikani i parë i drejtuar nga IA.

Brenda një dekade ne mund t’i rindërtojmë marrëdhëniet midis shtetit dhe qytetarit. Mund ta lehtësojë dialogun mes deputetëve dhe votuesve, duke mundësuar që elementet e demokracisë së drejtpërdrejtë ta plotësojnë sistemin tonë përfaqësues. IA mund të lejojë gjithashtu përdorim më të mirë të të dhënave të qytetarëve për të pasur qasje në shërbimet publike, ndikim dhe përkrahje të njerëzve në një nivel më njerëzor. Inteligjenca Artificiale mund të përdoret për t’i udhëzuar njerëzit që të kenë qasje në ndihmën e shtetit.

Por kjo do të ndodhë vetëm nëse e lejojmë të ndodhë. Sepse tani për tani stimujt për ta zhvilluar gjeneruesin IA janë të gjitha komerciale, me investitorët që drejtojnë zhvillimin e teknologjisë në mënyra që kërcënojnë të lënë edhe më tej pas demokracinë – më shumë sesa për talentin, ekspertiza e infrastruktura ndjekin paratë, dhe jo aty ku mund të përdoret për të mirën e përbashkët.

Bashkëpunëtori im Jim Knight, ka treguar diçka të befasishme: në këtë moment në proces janë katër procese legjislative në lidhje me digjitalen, nëse përfshini edhe letrën e bardhë të IA-së, të botuar në fillim të këtij viti. Asnjë prej tyre nuk e përmend mbrojtjen apo promovimin e demokracisë si qëllim kryesor. Në vend të kësaj, ata janë të shqetësuar me sigurinë në internet, tregjet digjitale dhe mbrojtjen e të dhënave. Demokracia është një gjë për të cilën ata nuk dëshirojnë të flasin.

Edhe Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje Tech Gjigantët teknologjikë bëhen bashkë për t’i luftuar përmbajtjet mashtruese të AI-së në zgjedhje

Nëse nuk fokusohemi më qartësisht në potencialin që IA ka për ta përmirësuar demokracinë – ose të paktën për të mos e dëmtuar – me shumë mundësi do ta korruptojë atë. Informacione të pabesueshme do të përhapen, duke ulur edhe më tej besimin. Por pa e rifreskuar në mënyrë eksplicite demokracinë tonë, për të përfshirë sa më shumë aktivitete pjesëmarrëse, të cilat mund të lehtësohen përmes këtyre teknologjive, ne do të mbetemi gjithnjë e më shumë në një sistem që është i vjetruar prej shekujsh, duke u përpjekur të qeverisim në një botë që lëviz me shpejtësi dhe në mënyrë krejtësisht të ndryshme. Ne duhet të mësojmë këtë herë.

Marrë nga “The Guardian” Përktheu: Mirjetë Sadiku