Vështrime

Mbi Izraelin, Palestinën dhe ditët e zeza

David Grossman, shkrimtari i madh izraelit, shpjegon konfliktin në Lindjen e Afërt

1.

Në romanin e tij “Çfarë dinte Nina” shkrimtari i madh izraelit, David Grossman, shkruan për Goli Otokun, ishullin famëkeq në Adriatik, ku diktatori jugosllav J. B. Tito internoi kundërshtarët e tij politikë dhe ata që i etiketoi si kundërshtarë. Ky libër bazohet kryesisht në dëshmitë e Eva Paniq-Nahir, e lindur më 1918 në Ballkan dhe e internuar në Goli Otok. Grossman ka qenë mik i zonjës Paniq-Nahir, e cila historinë e saj ia tregoi fillimisht Danillo Kishit, shkrimtarit të madh hebraik të Jugosllavisë socialiste. Në Goli Otok kanë qenë të internuar edhe shumë shqiptarë.