Vështrime

I gjori dhe i pakujdesshmi zoti Jon Reyes

Jon Reyes është ministër për zhvillim ekonomik dhe vende të punës në krahinën Manitoba të Kanadasë. Kjo krahinë nuk është e prapambetur, ajo është e hapur për të huajt, njerëzit thuhet se janë tolerantë, përfshirë edhe burrat, së paku disa prej tyre: ata nuk tërbohen dhe nuk marrin dyfekun me çark për të luftuar kundër barazisë gjinore. Ndoshta edhe ministri Jon Reyes është përkrahës i madh i barazisë gjinore, por me një postim në Twitter ai ka sugjeruar të kundërtën dhe tani e ka krejt botën në qafë, nëse si «botë të tërë» e konsiderojmë makinën e zemërimit që punon pandërprerë në mediat sociale.

Një fishekzjarr nga seria e rrëfimeve të hidhura-hareshme.

Jon Reyes ka bërë një fotografi nga dhoma e tij e ditës. Në fotografi shihet gruaja e tij në oborr duke hequr borë me një lopatë të madhe. Zoti Reyes shkruan: «Edhe pas 12 orë pune në ndërrimin e natës në spital, gruaja ime ende ka forcë për të hequr borën dhe hapur rrugën». Zoti Reyes shtoi edhe këtë: zoti e bekoftë atë dhe të gjithë punëtorët në front. Me front ai mendon frontin kundër koronës. Zoti Reyes mund të jetë njeri i pakujdesshëm, por shpirtkatran duket se nuk është, sepse në fund të postimit ai shkroi se po ia përgatiste mëngjesin gruas së tij.