Vështrime

Çajmë dërrasa

Reagimi sikur ky i OVL-së, që në masë të tregohet përkrahja, është edhe një arsye se pse Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje në çastin kur ka kuptuar për aktakuzë, pavarësisht se ajo nuk është konfirmuar. Për shkak se Thaçi ka nevojë të dëshmojë se ka kontroll mbi shumë njerëz që janë pjesë e armatës së madhe të veteranëve, prej të cilëve gjysma janë të rrejshëm - e që mund të jenë burim trazirash eventuale, po pati nevojë për to. E që ato të mos ndodhin, duhet pasur dikush që mund t'i kontrollojë

Me gjasë u bëmë të gjithë COVID - janë tashmë javë në të cilat na dalin të infektuar treshifrorë dhe përditë ka nga 4-6 vdekje nga virusi. Më në fund e kuptuam se maskat duhet mbajtur, si edhe distancën, të cilën, megjithatë, me kryeneçësi refuzojmë ta bëjmë nëpër lokale të kafeve dhe të ushqimit.