Vështrime

SHBA-ja e dogji kredibilitetin e përpjekjes së Grenellit për fitore të madhe të politikës së jashtme, me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

SHBA-ja e dogji kredibilitetin e përpjekjes së Grenellit për fitore të madhe të politikës së jashtme, me rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

Me botën e shpërqendruar nga përkeqësimi i pandemisë së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshpejtuan javën e kaluar rënien e një Qeverie popullore dhe premtuese reformiste në shtetin mbase më pro-amerikan në botë, Kosovë.

Dëmi që i është shkaktuar kredibilitetit amerikan dhe autoritetit moral në Kosovë, kudo përgjatë Ballkanit, dhe në relacionin me Gjermaninë dhe Francën, ka qenë masiv.