Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Top Koha Music

Ron në Top Koha Music flet për projektin “Pllug” dhe marrëdhënien e tij me Dafina Zeqirin

Ron është njëri nga artistët më të rinj të skenës muzikore shqiptare por që ka tërhequr vëmendjen e publikut me këngët e tij.

Në Top Koha Music ai është renditur në numrat e parë me këngën “Panda”. Së fundi këngëtari ka publikuar projektin e fundit “Pllug”.

Në një interviste për programin muzikor të Kohavisionit Roni tregon edhe për marrëdhënien e tij me këngëtaren Dafina Zeqiri, më të cilën gëzon një raport shumë mirë shoqëror. Njëherë nuk kanë planifikuar të sjellin ndonjë projekt të përbashkët, por Ron tregon për Top Koha Music se Dafina i ka dhënë shumë këshilla sa I përket industrisë muzikore, njëra nga to është që të jesh vetë vetja.

Përveç muzikës Ron ka dhe një pasion për motoçikletat. Bashkë me një grup të rinjsh nga Kosova gjatë stinës së verës ata kanë organizuar shëtitje të ndryshme.

Për 2020 Ron ka në plan të lansojë edhe një këngë pa videoklip.