Se ka adhurues të flaktë Blerando, kjo u konfirmua edhe dje në toplistën e këngëve më të pëlqyera në KTV “Top Koha Music”. Votat e tyre ia mundësuan këngëtarit që nga të qenit propozim i javës së kaluar të radhitet në pozitën e dytë, duke ia zënë vendin kështu dyshes Geasy dhe Ledri, që me këngën “Thuj” për disa javë me radhë qëndroi në vendin e dytë. Këtë javë ajo u pozicionua në vendin e tretë.
Me këngën “Rrakata”, Blerando mundi edhe artistë të tjerë si Rina Balaj, Emrah Brah e Semi Jaupaj, Gjiko e Mark Zogaj, Ermal Fejzullahu e Mc Kresha, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora e Ron.
Top kënga më e votuar mbetet “Kce” e Luiz Ejllit, ndërsa propozimet e reja janë: Yll Limani – “Merri krejt”, Alban Skënderaj – “La la la” dhe Elinel e Yanina – “Enemies”.
Ju mund të votoni në: