Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TOP KOHA MUSIC

Performancat live të Frontina Krasniqit

Jo gjithmonë videoklipi e garanton suksesin e një këngëtari. Artisja e re, Frontina Krasniqi është shembull që talenti është gjëja kryesore.

Për publikun Frontina u bë e njohur nëpërmjet garës muzikore, “The Voice of Albania”, ku vazhdoi me performance live në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëri i saj u pëlqye mjaft nga publiku dhe kësisoj Frontina nisi të bëhej e njohur edhe më gjerë.

Për “Top Koha Music”, Frontina ndau detaje për punën e saj, për të malli për publikun është më i madh se përfitimet materiale.

Pavarësisht se Krasniqi është e kërkuar për të performuar në shumë vende ajo ende nuk e ka të realizuar një këngë të veten dhe vazhdon të këndojë përpunime.

Artistja është duke punuar me disa producent shqiptarë, dhe mendon ta realizoj një album.