Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mësuesja krenare e nxënësit e saj me çmime të para nëpër botë

Muzika në Kosovë, gjithmonë ka qenë e pëlqyer jo vetëm për t’u dëgjuar, por edhe për t’u luajtur. Learti ka qenë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” atje ku mësuesja Shqipe Bajraktari ka pothuajse të gjithë nxënësit e saj më çmime të para. E ndjekim.

Ka mbi 20 vjet që po merret me mësimdhënie. Shqipe Bajraktari ka përcjellë shumë gjenerata nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, ku ajo tash e dy dekada mëson fëmijët për violinën.

Talenti i nxënësve në muzikë është rritur kohët e fundit, thotë mësuesja sipas së cilës për këtë arritje nevojitet shumë punë mes saj, nxënësve dhe prindërve.

Në garat e fundit mësuesja e violinës mori pjesë me 13 nxënës, të cilët u shpërblyen me çmime të para.

Pos idhujve që nxënësit kanë nga bota e muzikës, janë edhe 5 nxënës: Lindi Pasha, Sibora Resyli, Princ Fanaj, Lir Hajrizi dhe Liza Jashari që janë shembull për gjeneratat e reja.

“Të punosh si mësimdhënëse nuk është e lehtë, por koha e ka bërë të veten”, - thotë ajo.

Pos punës së lodhshme ora e tyre mësimore ka edhe atraksione tjera.

Edhe Nxënësit me koncert falënderues ndaj mësueses së tyre SOT 2 v. më parë Nxënësit me koncert falënderues ndaj mësueses së tyre

Disa nga nxënësit janë të parët e familjes si violinistë të ardhshëm e disa nga ta ndoqën hapat e familjarëve të tyre.

Planet nuk ndalen këtu e as provat e nxënësve. Pjesa tjetër e vitit po i pret nxënësit me punë, koncerte dhe shumë gara.