“Ma le fajin”, është kënga e artistit më të ri të skenës muzikore, Florjan Hoti.
Ai javën e kaluar bëri promovimin e kësaj kënge në Top Koha Music, duke u bërë njëherësh edhe pjesë e toplistës si propozim i javës.
Artisti i ri është duke punuar edhe në shumë këngë të reja në gjuhën shqipe por edhe atë angleze. Kjo pasi Hoti inspirohet nga artistë të huaj më shumë se ata vendorë.