Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Sportisti olimpik rezulton pozitiv pas arritjes në Tokio

Një sportist olimpik dhe një person i stafit të lidhur me lojërat olimpike “Tokio 2020” kanë rezultuar pozitivë pas testeve për COVID-19 pasi mbërritën në Japoni, thanë organizatorët të enjten. Të dy personat, të cilët nuk u identifikuan, ishin midis gjashtë rasteve të reja - përfshirë katër kontraktues që janë banorë të Japonisë - të raportuar nga komiteti organizator lokal i Tokios.

Sportisti, i cili doli pozitiv, është futur menjëherë në karantinë 14-ditore. Ai u fut në karantinë tetë ditë para ceremonisë hapëse të LO “Tokio 2020” më 23 korrik, dhe mbetet e paqartë nëse do ta humb paraqitjen në këtë ngjarje. Në fakt, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me sportistët që do të rezultojnë pozitivë në Tokio.

Personi tjetër, i klasifikuar si “personel i interesuar për Lojërat” - një kategori duke përfshirë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), organet drejtuese të sporteve, ekipet olimpike, sponsorët dhe stafin zyrtar të transmetimit - u testua pozitivisht të mërkurën dhe është gjithashtu në karantinë për dy javë.

Gjashtë rastet ngritën gjithsej në 26 numrin e infeksioneve me COVID-19 të pjesëmarrësve të Lojërave Olimpike dhe punëtorëve në Tokio që nga data 1 korrik, thanë organizatorët. Autoritetet e Tokios gjithashtu raportuan të enjten 1308 raste të reja me koronavirus, që në fakt i bie numri më i lartë ditor që nga data 21 janar. Ishte dita e 26-të me radhë e rasteve që ishin më të larta se një javë më parë.

Olimpiada e shtyrë e Tokios do të mbahet në gjendje të jashtëzakonshme një vit pasi ishte planifikuar fillimisht.

Vlerësimi i organizatorëve për rastet me COVID-19 nuk përfshin sportistë dhe zyrtarë të ekipeve që rezultojnë pozitivë në testet që i bëjnë nëpër kampet jashtë Japonisë.

Edhe LO Tokio 2020: A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll Tokio 2020 LO Tokio 2020: A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll

Ekipi olimpik i refugjatëve e shtyu mbërritjen e tij nga një kamp në Katar sepse një anëtar i paidentifikuar i delegacionit ishte infektuar. IOC-ja tha se personi ishte sapo ishte vaksinuar, nuk ka simptoma dhe ishte i izoluar nga autoritetet e Katarit.

Vonesa nënkuptonte që lideri i ekipit të refugjatëve me 29 sportistë, ish-mbajtësja e rekordit botëror të maratonës për femra, Tegla Loroupe, humbi një takim të shefave të misionit në fshatin Olimpik në Tokio me presidentin e IOC-s, Thomas Bach. Madje, Bach ka pasur të mërkurën një takim me kryeministrin e Japonisë, Yosihide Suga. Ky i fundi, i kërkoi Bachut garanci që Lojërat Olimpike do të jenë të sigurta, veçanërisht për publikon japonez, nga të cilët më pak se 20 për qind janë vaksinuar plotësisht. Bach i tha Sugas se 85 për qind e sportistëve dhe zyrtarëve që jetojnë në Fshatin Olimpik në Gjirin e Tokios, do të vaksinohen plotësisht. Ai tha se pothuajse 100 për qind e anëtarëve të IOC-s dhe stafit të IOC-s, ishin “të vaksinuar ose imunë”. Organizatorët e IOC-s dhe Tokios javën e kaluar ndaluan tifozët nga të gjitha ngjarjet në Tokio dhe tri prefekturat fqinje. Disa vende periferike do të lejojnë disa spektatorë dhe prania e tifozëve nga jashtë u ndaluan muaj më parë.

Rreth 11 mijë sportistë dhe dhjetëra mijëra të tjerë do të hyjnë në Japoni për Lojërat Olimpike. LO “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më datën 8 gusht.