Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Një person në fshatin olimpik rezulton pozitiv për COVID-19

Një person ka rezultuar pozitiv për COVID-19 në fshatin olimpik të atletëve në Lojërat Olimpike të Tokios, kanë njoftuar organizatorët, një javë para se të nisin zyrtarisht këto lojëra.

Shefi i këtyre lojërave, Toshiro Muto, ka konfirmuar të shtunën se një vizitor i jashtëm, që ka qenë i involvuar në organizimin e Lojërave, ka rezultuar pozitiv. Ai nuk ka treguar kombësinë e personit.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, janë shtyrë për sivjet për shkak të pandemisë globale. Ato do të mbahen pa shikues e nën kushte të rrepta të karantinimit.

Atletët kanë nisur të arrijnë tashmë në Tokio për Lojërat që nisin nga 23 korriku e do të zgjasin deri më 8 gusht.