Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” u shkarkua, një ditë përpara se të mbahet kjo ngjarje.

Kentar Kobayashi, sipas disa pamjeve nga vitet 1990, që kanë dalë në publik së voni, ka bërë shaka me Holokaustin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”.

“Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto.

Kobayashi, i cili dikur ka qenë aktor komik, tha se i vjen keq për komentet e bëra.

Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht. Disa ditë më pas, më 24 gusht, nisin Lojërat Paralimpike.

Këto kanë qenë të parapara të mbahen vitin e kaluar, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus në mesin e atletëve dhe zyrtarëve.

Të enjten, ata thanë se 91 persona të akredituar për Lojërat, janë diagnostikuar me koronavirus. \REL