Ka filluar ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Në pikën hapëse të quajtur “A World of Applause”, janë shfaqur pamje të Lojërave Olimpike me një video të 17 ditë të garave në Tokio.
Fishekzjarrët kanë ndriçuar stadiumin për të shënuar fillimin e kapitullit të fundit.
“Ne shpresim falënderimin për individët që na kanë ofruar ndihmën dhe forcën për të realizuar këtë Ceremoni Mbyllëse”, kanë thënë organizatorët.
Kosova në “Tokio 2020” ka fituar dy medalje të arta me xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova.
Në ceremoninë mbyllëse flamurin e Kosovës do ta mbajë mundësi Egzon Shala, që është garuesi i vetëm që ka mbetur në Tokio nga Kosova.
Pak para se të futeshin flamujt e gjitha shteteve pjesëmarrëse në stadium, ishte futur flamurin i Japonisë të cilin e mbanin gjashtë persona, prej tyre katër sportistë, në person me aftësi të kufizuara e një punonjës shëndetësorë.
Sipas organizatorëve, është momenti kur Japonia falënderon gjithë punonjësit shëndetësorë që punojnë pa ndalë gjatë pandemisë.
Derisa po mbahej ceremonia mbyllëse jashtë stadiumit pati protesta.