Tenistja japoneze Naomi Osaka është eliminuar nga Lojërat Olimpike të martën, pasi pësoi humbje në raundin e tretë të turneut të tenisit.
Osaka është mposhtur 2:0 (6-1, 6-4) në sete nga tenistja çeke Marketa Vondrousova, ish-finalistja e Grand Slamit “French Open”.
“Pas çdo humbjeje jam e zhgënjyer, por kjo humbje më ka dhimbur më shumë sesa të gjitha tjerat dhe ndihem shumë keq”, është shprehur Osaka pas eliminimit. “Përfundimisht, ka ndikuar presioni i madh që e kam pasur për shkak se kjo ishte hera e parë që po paraqitesha në Lojërat Olimpike”.
Osaka ka fituar katër turne Grand Slam në karrierë dhe është sportistja më e paguar në botë.