Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios po paralajmërojnë atletët dhe vullnetarët të përgatiten për nxehtësinë e verës dhe të qëndrojnë të hidratuar.
Thirrja e tyre është bërë pas rritjes së temperaturave në gjithë Japoninë përpara hapjes së Lojërave Olimpike.
Sipas protokolleve në luftën kundër koronavirusit, atletët dhe delegacioneve u kërkohet të mbajnë maska në çdo kohë, përveç kur garojnë, stërviten, hanë, pinë ose flenë.
Sidoqoftë, maskat janë të prirura të shkaktojnë më shumë nxehtësi dhe u shtojnë më shumë etje. Organizatorët u bëjnë thirrje atletëve dhe stafit të mbajnë ujë ose të jenë të sigurt që të qëndrojnë të hidratuar gjatë gjithë kohës.
“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme për të ekuilibruara masat e nxehtësisë me masat e koronavirusit”, ka thënë shefi i Komitetit Organizativ “Tokio 2020”, Hide Nakamura.
Për të zbutur efektin e nxehtësisë, organizatorët kanë marrë masa për disa sporte, përfshirë edhe maratonën.