Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Notari hungarez mbyll karrierën olimpike pa të artën

Laszlo Cseh tejkaloi rivalët e tij të vjetër, Michael Phelpsin dhe Ryan Lochten. Tani, fituesi i gjashtë medaljeve olimpike po i jep fund karrierës në Olimpiadë. Hungarezi 35-vjeçar u pensionua të premten si një nga notarët më të mirë në botë, por që kurrë nuk e fitoi medaljen e artë olimpike në pesë pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

Ai ka fituar katër medalje të argjendta dhe dy të bronzta në katër Olimpiadat e parë. Synimi i tij, ishte që ta mbyllte karrierën në Tokio me medalje të artë, por që nuk ia doli mbanë. “Më vjen keq për kohën time që nuk ishte më e mirë. U mundova të jap më të mirën nga vetja për medaljen e artë, por kështu e ka sporti”, tha Cseh.

Hungarezi që debutoi në Olimpiadën “Athina 2004”, të premten u paraqit për herë të fundit në finalen e përzier të 200 metrave dhe përfundoi i shtati.

Artikuj të ngjashëm