Mundësi i Kosovës, Egzon Shala të mërkurën ka arritur në Fshatin Olimpik në Tokio, së bashku me trajnerin e tij, Sylejman Shalën, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Shala, i cili në Lojërat Olimpike është kualifikuar me normë, është garuesi i fundit i ekipit olimpik të Kosovës që është vendosur në Fshatin Olimpik.
Ai gjithashtu, do të garoj edhe i fundit, pasi gara e tij do të jetë më 5 gusht. “Pas udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm, mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, sapo kanë arritur në Fshatin Olimpik në Tokio”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KOK-ut. Ndërkohë, të mërkurën, ekipi i shenjëtarisë sportive, i përbërë nga garuesi Drilon Ibrahimi dhe trajneri Gëzim Hazrolli, janë kthyer në Kosovë.