Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Mundësi Shala niset për Tokio

Ekipi olimpik i Kosovës në mundje, është nisur sot për në Tokio, ka njoftuar Federata e Mundjes e Kosovës.

Është mundësi Egzon Shala, ai që e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ai drejt Japonisë, ka udhëtuar së bashku me trajnerin e Kosovës, Sylejman Shalën.

Mundësi Shala, do të garojë në Tokio më 5 gusht. Pos pesë xhudistëve, edhe mundësi Shala është prej sportistëve të Kosovës që në Lojërat Olimpike ka shkuar me normë.

Shala garon në disiplinën deri në 125 kilogramë.

Artikuj të ngjashëm