Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Mark Spitz tregon shtatë gjërat e rëndësishme për sukses në Lojërat Olimpike

Fituesi i nëntë medaljeve të arta olimpike, Mark Spitz, di disa gjëra se si të “lundrohet” me sukses në Lojërat Olimpike, si sportist.

Spitz, tani 71 vjeç, theu rekordin me shtatë medalje të arta në një Olimpiadë, kur dominoi garat në pishinën në Munich në vitin 1972, një shifër që u tejkalua nga amerikani tjetër, Michael Phelps, në vitin 2008. Këtë rekord, Spitz e regjistroi pasi kishte synuar gjashtë medalje të arta në Mexico City në vitin 1968, por në fund i rrëmbeu vetëm dy. E ky zhgënjim, tha Spitz, e motivoi për të arritur rekordin katër vjet më vonë. Ish-notari nga SHBA-ja tregon mësimet që mësoi gjatë karrierës së tij olimpike.

I përgatitur, i motivuar dhe me fat

Shumë njerëz që shkojnë në Lojërat Olimpike janë stërvitur gjatë tërë jetës së tyre. Një herë kam llogaritur se gjatë 13 ose 14 vjetëve të karrierës sime që çuan në Munich, kisha notuar rreth 41 mijë kilometra - sa për të shkuar rreth ekuatorit. Por më pas, kështu bënë edhe 200 mijë sportistë të tjerë që ishin notarë në atë kohë. Atëherë, çfarë më veçoi? Ndoshta ishte pak fati. Ndoshta ishte programi në të cilin isha. Ndoshta ishte “dështimi” im në vitin 1968 që më motivoi të bëja më mirë.

Jeta në Fshatin Olimpik

Edhe Dressel, ylli i veçantë i notit Tokio 2020 5 v. më parë Dressel, ylli i veçantë i notit

Mendoj se Fshati Olimpik është fantastik, por shumë sportistë të mëdhenj nuk qëndrojnë fare aty. Pas garave, ata ndoshta paraqiten në Fshatin Olimpik vetëm sa për të treguar medaljen që e kanë fituar. Dhe, pastaj zhduken tërësisht, sepse konsiderojnë që Fshati Olimpik nuk është në lartësinë e duhur të tyre, gjë që mendoj se është shumë gabim. Ata duhet të qëndrojnë, sepse e kanë për obligim.

Kujdesi nga shpërqendrimet

Atmosfera është fantastike në Fshatin Olimpik, e mirë për të krijuar miqësi. Por, atje nuk je për të krijuar miqësi, por për ta bërë punën tënde – të garosh. Nganjëherë ndihesha se Fshati Olimpik nuk ishte për mua dhe kjo mund të shpërqendroj shumë. Kjo ndodhi në vitin 1968, kur ngjarjet e notit u mbajtën në javën e dytë të Lojërave Olimpike. Isha i ri dhe e humba një pjesë të fokusit tim, pasi u përfshiva në shumë gjëra që pastaj më kushtuan. Tani është ndryshe, mendoj. Sportistët stërviten për të qëndruar të mprehtë, pavarësisht se kur është gara e tyre.

Nëse në fillim nuk keni sukses ...

Unë shpesh mendoj për Doug Russellin në vitin 1968. Ai notoi më ngadalë se rekordi im botëror në 100 metra flutur, por përsëri fitoi medaljen e artë. Kam marrë vetëm të argjendtën. Por, fitorja e tij do të thoshte që ai do të notonte në stafetën e përzier, jo unë. Pra, argjendi im potencialisht më kushtoi me dy medalje ari. Në ngjarjen time të fundit, 200 metra flutur, unë mund të kisha shkuar dy sekonda më ngadalë sesa koha ime më e mirë personale dhe të fitoja të artën, por isha tetë sekonda më ngadalë dhe përfundova i fundit.

Edhe Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër Futboll 6 muaj më parë Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër

Gara ime e parë në Munich doli të ishte 200 metra flutur dhe u sigurova që të mos ndodhte ajo që më kishte ndodhur katër vjet më parë. Ata më quajtën një dështim dhe kjo më motivoi. Pra, një përvojë e keqe mund të frymëzojë dikë që të bëhet shumë i suksesshëm.

Pak mashtrim nuk të bën keq ...

Rivalët e mi rusë në Munich nuk më kishin parë kurrë duke notuar personalisht dhe ishin mjaft të këndshëm për të më dhënë një bateri gjatë një prej seancave të tyre të stërvitjes. E dija që po më bënin fotografi, kështu që fillova të bëja gjëra që nuk kishin lidhje me stërvitjet e mia. Ata më pyetën nëse notoja gjithmonë ashtu dhe u thashë “po”. Pastaj ata pyetën nëse mustaqet më ngadalësuan. Unë kam qenë duke planifikuar t’i rruaj atë natë, por e gjeta veten duke thënë se në të vërtetë e devijoi ujin larg nga goja ime dhe unë mund të bëja trupin tim më të efektshëm. Ndoshta më ngadalësoi për disa të qindtat e sekondës, por unë po fitoja për sekonda - kështu që nuk kishte rëndësi. Sidoqoftë, pas kësaj, vendosa të mbaja mustaqet dhe doli të ishte një markë interesante sportive.

Bëhu real

Afërsisht 10 mijë sportistë shkojnë në Lojërat Olimpike Verore dhe ka rreth 250 ngjarje. Nëse përfshini të gjitha sportet ekipore do të shpërndahen rreth 1.000 medalje. Kjo do të thotë që vetëm 10 për qind e sportistëve që garojnë do të jenë “të suksesshëm”. Për shumë njerëz, thjesht arritja në Lojërat Olimpike është një arritje e madhe, por janë vetëm rreth 15 për qind të cilët janë në kërkim të medaljeve. Do të ketë shumë zhgënjime.

Edhe Yjet që siguruan vendin e parë për SHBA-në Paris 2024 1 v. më parë Yjet që siguruan vendin e parë për SHBA-në

Nëse ngjiteni në podium, shfrytëzoni në maksimum momentin

Merri të gjitha, sepse nuk do të ndodhë më kurrë; në asnjë moment tjetër në jetën tuaj nuk është dikush që do t'ju vendosë në një podium ashtu dhe ata nuk do të intonojnë himnin tuaj kombëtar. Në jetën e mëvonshme suksesi juaj nuk do të matet në të njëjtën mënyrë, sepse gjithmonë do të jetë dikush që ka bërë një marrëveshje më të mirë, një marrëveshje më të madhe, një blerje më të madhe me më shumë para. Kështu që nëse jeni me fat të jeni një nga ata njerëz, do të jetë vetëm për një moment dhe duhet ta shfrytëzoni momentin kur ngjiteni në podium. Ju keni për të mësuar të jetoni me këtë.