Për një njeri të cilësuar superylli i ardhshëm i notit, Caeleb Dressel nuk mund të jetë më pak inferior. Natyrisht, ai kujdeset që të jetë i shpejtë në pishinë. Ai nuk merret me pritjet apo krahasimet e të tjerëve. Fama nuk është gjë e tij po ashtu.
“Më me qejf vetëm hesht dhe notoj”, thotë 24-vjeçari nga Florida.
Dressel mund të fitojë shtatë medalje në Lojërat Olimpike të Tokios. Ai do të garojë në 50 dhe 100 metra në stil të lirë dhe po ashtu në 50 metra delfin. Do të marrë pjesë në katër gara stafetë.
Duket gjë e njohur?
Michael Phelps fitoi tetë medalje në Pekini 2008, për një arritje historike. Por Dressel nuk dëshiron të sugjerohet se ai është fituesi i ardhshëm i madh në Olimpiadë.
Edhe
Katër vëllezër e motra, tetë medalje olimpike
“Unë notoj në disiplina të tjera në krahasim me Michaelin”, thotë ai. “Nuk po kërkoj për synime të dikujt tjetër. Unë dua të kërkoj për të miat”.
Dressel shijoi suksesin në Olimpiadën e tij të parë, pesë vjet më parë në Rio. Fitoi dy të arta në stafeta, ndërsa karriera e Phelpsit dhe Ryan Lochtes, dy notarëve dominantë, po mbaronte.
Botërori 2017 në Budapest ishte ngjarja tjetër e madhe për Dresselin. Ai fitoi shtatë medalje të arta – më shumë se secila përfaqësuese tjetër pos SHBA-së. Dy vjet më vonë në Gwangju të Koresë së Jugut, amerikani Dressel theu rekordin dhjetëvjeçar të Phelpsit në 100 metra delfin. Fitoi gjashtë të arta dhe dy të argjendta për rekordin prej tetë medaljes.
Dressel është i shpejtë dhe i fuqishëm në garat e shpejtësisë. Zakonisht del i pari nga blloku. Shquhet për trupin muskuloz.
“Talenti i tij dhe eksploziviteti, thjesht është i jashtëzakonshëm”, kishte thënë Lochte që ka ushtruar me Dresselin në Florida para se të mbetej për pak jashtë Olimpiadës së pestë.
Edhe
Botërori në Tokio konfirmon forcën e SHBA-së në atletikë
“Në stërvitje nuk ka mëshirë. Ai nuk shikon prapa”, ka shtuar Lochte.
Dressel është i ashpër me veten po ashtu.
“Nëse nuk keni notuar mirë dhe nuk keni mësuar asgjë, atëherë është plotësisht humbje kohe. Është dështim. Nëse keni pasur not të keq dhe keni mësuar diçka prej tij, atëherë nuk është më not i keq”, thotë Dressel.
Për dallim nga notarët e rinj që u binden urdhrave të trajnerëve, Dressel është i sinqertë për “përplasjet” me trajnerin Gregg Troy.
“Na ofron përpjekje të madhe bashkëpunimi për ta vendosur veten në situatën më të mirë të mundshme”, thotë Troy.
Edhe
Suedezi Stahl, kampioni i fundit në Botërorin e Tokios
Derisa shmang krahasimet me Phelpsin, Dressel nuk heziton të kontaktojë me yllin e pensionuar. Në mes të pandemisë, Dresseli i frustruar mori një mesazh nga Phelpsi.
“Ishte e shkëlqyeshme të kam përkrahje prej tij, prej dikujt që nuk e njoh aq mirë. Por ai e di se si funksionon sporti”, thotë Dressel.