Drejtori sportiv i Unionit Gjerman të Çiklizmit është dërguar në shtëpi nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” për shkak të komenteve të tij raciste gjatë garës së kronometrit në çiklizëm në konkurrencë të meshkujve.
Gara u mbajt të mërkurën, ndërsa Patrick Moster u kap nga televizioni gjerman duke bërë komente raciste.
Moster reagoi ndërsa Nikias Arndt i Gjermanisë po ndjektë Azzedine Lagabin e Algjerisë dhe Amanuel Ghebreigzabhierin e Eritreas, njofton BBC.
Në një komunikatë ekipi olimpik gjerman ka thënë se Moster më nuk do të kryejë detyrat në Tokio.
Moster kërkoi falje pas garës të mërkurën dhe ekipi gjerman tha se është i bindur se kërkimfalja e tij është e sinqertë.
EdheMirëpo, ka vendosur se drejtori sportiv ka thyer vlerat olimpike.
“Ferpleji, respekti dhe toleranca janë të panegocueshme”, thuhet nga ekipi olimpik gjerman.
Beim Einzelzeitfahren war eine rassistische „Anfeuerung“ vom deutschen Leistungssportdirektor Patrick #Moster zu hören. Er rief Nikias Arndt „Hol die Kameltreiber!“ zu, vor ihm fuhren ein Eritreer und ein Algerier. Gut von Florian Naß, das sofort zu kritisieren. #OlympischeSpiele pic.twitter.com/Lw3u0ruIpq
— Maximilian Rieger (@mjrieger) July 28, 2021