Transmetuesi shtetëror turk, TRT, ka hequr një komentator nga lista e Kupës së Botës pasi ai ngatërroi ekipet e Iranit dhe Zelandës së Re.
TRT tha në një deklaratë të lëshuar në orët e mbrëmjes të së martës se komentatori, i identifikuar nga mediat turke si Murat Ekrem Çimen, ishte larguar nga ekipi i transmetimit të Kupës së Botës, në pritje të hetimit.
Pra komentatori me përvojë nuk do të komentojë më ndeshjet e këtij botërori.
Çimen iu referua sulmeve të Iranit si të Zelandës së Re. Përshkroi lëvizjet e Zelandës së Re si të Iranit gjatë minutave të parë të transmetimit. Ai nisi të paraqes drejtë lojtarët kur në ekran u shfaq dukshëm një lojtar i Iranit dhe u pa mbiemri i tij në shpinë.
TRT tha se gabimi ishte i papranueshëm sipas standardeve të transmetimit të kompanisë.
Televizioni turk ka kërkuar falje për gabimin e bërë nga komentatori me 30 vjet përvojë.
-
Lojtarët dhe trajnerët do të përballen me gjoba nga FIFA
-
E pabesueshme sa trajnerë janë shkarkuar në Botëror
-
Tek Irani ankohen për “probleme logjistike”, sugjerojnë që nuk ishin të mirëpritur në SHBA
-
Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen
-
Montella thotë se Turqia largohet nga Botërori me kokën lart