Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Ekipi olimpik i futbollit i Gjermanisë lë fushën pas abuzimit racist ndaj Torunarigha

Përfaqësuesja e Gjermanisë është larguar nga fusha pesë minuta pa përfunduar takimi miqësor ndaj Hondurasit për shkak të abuzimit racist drejtuar futbollistit Jordan Torunarigha. Fyerjet raciste ndaj lojtarit të Gjermanisë kanë ardhur nga një lojtar i ekipit kundershtar.

Skuadra e Stefan Kuntz u përball me Hondurasin në përgatitjet për Lojërat Olimpike 2020, të cilat fillojnë javën e ardhshme.

Në minutën e 85-të ekipi gjerman u largua nga fusha pas fyerjeve raciste ndaj Torunarigha.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Gjermanisë në rrjetet sociale.

Ndeshja është luajtur pa shikues në Wakayama të Japonisë.