Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Futbollistet ulen në njërin gju për të filluar epokën e re të aktivizmit olimpik

(AP) – Pak para se arbitri të vërshëllente për fillimin e ndeshjes, futbollistet britanike i hodhën njëra-tjetrës një vështrim dhe menjëherë u ulën në njërin gju. Kundërshtaret e tyre në fushë, futbollistet e Kilit u përgjigjën natyrshëm, dhe të gjitha lojtaret u ulën në njërin gju të mërkurën në stadiumin “Sapporo Dome”.

Një orë më vonë, ishin futbollistet amerikane dhe suedeze në Tokio që luajtën të mërkurën, dhe u bashkuan në këtë gjest të ekipeve që është kundër racizmit në Lojërat Olimpike.

Në ditën e parë të veprimit në Lojërat e Tokios, futbollistet ishin sportistet e para që përdorën platformën olimpike për shfaqjen e aktivizmit. I ndaluar për një kohë të gjatë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), protesta të tilla brenda parametrave të kufizuar, tani lejohen brenda fushës së lojës në Lojërat Olimpike.

Futbollistet e Britanisë para nisjes për në Tokio, në një takim të përbashkët vendosën për ta bërë këtë gjest që është paraqitur gjatë vitit të kaluar në ndeshjet e klubeve të Superligës së femrave në Angli.

Ndryshe nga sportet tjera, si NFL (futbolli amerikan), ku lojtarët bien në njërin gju gjatë intonimit të himnit kombëtar, në futboll ky gjest ndodh pak para fillimit të ndeshjes. Ishte në vitin 2016 kur Colin Kaepernick u gjunjëzua për herë të parë në vend që të qëndronte në këmbë gjatë intonimit të himnit ndërsa luante për ekipin San Francisco 49ers.

Edhe Protestat e ndaluara prej kohësh të sportistëve priten në Lojërat Olimpike Tokio 2020 Protestat e ndaluara prej kohësh të sportistëve priten në Lojërat Olimpike

Futbolli më parë shmangte çdo formë të aktivizmit në ndeshje. Por, FIFA relaksoi politikën e saj vitin e kaluar pasi lojtarët në Evropë vendosën të përdorin ndeshjet për të protestuar ndaj padrejtësisë racore të shkaktuar nga vdekja në Minneapolis e George Floydit, një njeri me ngjyrë, nga duart e një polici të bardhë. FIFA, gjithashtu u tha gjyqtarëve të zbatonin arsyen e shëndoshë dhe të lejonin lojtarët të shfaqnin bluza me mesazhe kundër racizmit që më parë ishin të ndaluara në futboll.

IOC-ja, lejon gjeste të aktivizmit - nëse lejohen nga organi drejtues i këtij sporti - vetëm para ose pas fillimit zyrtar të ngjarjeve në Lojërat Olimpike.