Ekipi akrobatik i Forcës Mbrojtëse Ajrore Japoneze fluturoi mbi Tokio të mërkurën duke krijuar pesë rrathët olimpike në qiell, dy ditë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios. Lojërat Olimpike të Tokios tashmë janë gati të mbahen pas shtyrjes për një vit shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Por, asnjë tifoz nuk do të lejohet në Japoni, i huaj apo vendas, që do të jenë edhe Lojërat e para pa shikues.
Nën një gjendje të jashtëzakonshme pandemie, shumica e banorëve të Tokios vazhdojnë ende jetën e tyre të zakonshme me biznesin. Por, ndryshe nga Lojërat tjera olimpike ku rrugët e qytetit kanë qenë të mbushura dhe ka pasur gëzim e festë, në Tokio, festat dhe tubimet janë të dekurajuara.
Artikuj të ngjashëm