Fares Elbakh i Katarit e ka fituar medaljen e artë në kategorinë 96 kilogramë në peshëngritje me një paraqitje dominuese.
Njëherësh, ia fitoi shtetit të tij medaljen e parë Olimpike. Elbakh ngriti 177 kilogramë në një tentim, 225 në një tjetër, me totalin e 402 kilogramëve. Ai e tentoi edhe ngritjen e 232 kilogramëve për ta thyer rekordin botëror por nuk ia arriti një gjëje të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKeydomar Vallenilla nga Venezuela u rendit i dyti me totalin e 387 kilogramëve. I treti ishte Anton Pliesnoi i Gjeorgjisë.