Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Edhe një atlet teston pozitiv me COVID-19 në Tokio

Një atlet i tretë në fshatin olimpik në Tokio ka dalë pozitiv për COVID-19 me ekipin e Republikës Çeke që raportoi rastin e fundit të hënën.

Volejbollisti në plazh, Ondrej Perusiq, kur ndeshja debutuese është pas shtatë ditësh, tani është në rrezik pasi një test PCR konfirmoi infeksionin e tij.

Perusiq dhe partneri i tij luajnë ndeshjen e tyre më 26 korrik kundër kundërshtarëve nga Letonia.

Udhëheqësi i ekipit çek Martin Doktor ka thënë në një deklaratë se ata do të kërkojnë të shtyjnë ndeshjen derisa lojtari i infektuar të jetë gati për të luajtur.

Perusiq, i cili tha se është vaksinuar, është anëtari i dytë i delegacionit çek që del pozitiv në Tokio pasi u raportua të shtunën rasti i një zyrtari të ekipit.

Ai është sportisti i tretë që po qëndronte në fshat e që del pozitiv. Dy lojtarë të futbollit të meshkujve në Afrikën e Jugut dolën pozitiv me COVID-10 më herët.