Ndeshja hapëse e turneut të volejbollit në plazh për femra në Lojërat Olimpike të Tokios u anulua të shtunën për shkak të koronavirusit.
Anulimi i ndeshjes hapëse bëhet ngjarja e parë e Lojërave Olimpike të këtij viti që u anulua shkaku i koronaviriusit.
Volejbollistja e Çekisë, Marketa Nausch-Slukova (Marketa Naush-Slukova) rezultoi pozitive me COVID-19, duke u detyruar që së bashku me partneren Barbora Hermannova të tërhiqeshin nga gara dhe ta humbnin ndeshjen me rezultatin zyrtar 2:0 në sete ndaj kundërshtarëve japoneze Miki Ishii dhe Megumi Murakami.
Përveç kësaj, gjashtë anëtarë të ekipit olimpik çek kanë dalë pozitivë me koronavirus deri më tani dhe Komiteti Olimpik i vendit kishte nisur një hetim mbi një fluturim charter që i solli sportistët në Tokio.
-
Tre sportistë humbin Lojërat Olimpike pasi testohen pozitivë me koronavirus
-
LO Tokio 2020: A e ka Japonia koronavirusin nën kontroll
-
Pandemia i izoloi, por pjesëmarrësit e “Tokio 2020” u përgatitën me “mënyra shtëpiake”
-
Edhe një atlet teston pozitiv me COVID-19 në Tokio
-
Coco Gauff mungon në Lojërat Olimpike pasi del pozitive për koronavirus