Tenistja amerikane, Coco Gauff ka dalë pozitive në testimin për koronavirus dhe është detyruar të heq dorë nga Tokio 2020.
“Jam shumë e dëshpëruar të ndaj lajmin se jam testuar pozitivisht për COVID dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në Lojërat Olimpike në Tokio”, ka shkruar Gauff të dielën.
“Gjithnjë ka qenë ëndërr e imja të prezantoj SHBA-në në Lojërat Olimpike. Shpresoj se do të ketë raste tjera për ta realizuar këtë në të ardhmen”.
17-vjeçarja ka humbur nga Angelique Kerber në raundin e katërt të Wimbledonit më herët këtë muaj.
Gauff është e 25-ta në ranglistën WTA.