Tokio 2020

Volejbollistët e Francës avancojnë në finale

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Francës në volejboll është kualifikuar në finale të turneut olimpik të meshkujve të enjten.

Francezët në duelin gjysmëfinal të luajtur në “Ariake Arena” e mposhtin 3:0 (25:22, 25:19, 25:22) në sete Argjentinën.

Në finale, Franca do të përballet me ekipin e Komitetit Olimpik të Rusisë për medaljen e artë.

Ndërkohë, Argjentina do të luajë kundër Brazilit për medaljen e bronztë olimpike.