Kampioni botëror në 400 metra, atleti nga Bahamet, Steven Gardiner e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Gardiner në finalen e 400 metrave të enjten, ishte më i shpejti prej nëntë garuesëve për ta siguruar medaljen e artë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGardiner e përfundoi garën për 43.85 sekonda, duke lënë pas vetes kolumbianin Anthony Jose Zambrano (44.08) që e mori të argjendtën, ndërsa e bronzta shkoi për atletin nga Grenada, Kirani James me me kohë 44.19 sekonda.
Në këtë disiplinë, SHBA-ja mbeti pa medalje, pasi Michael Cherry e Michael Norman përfunduan në pozitën e katërt, përkatësisht të pestën.