Ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë është kualifikuar në finale të turneut olimpik të volejbollit në konkurrencën e meshkujve.
Rusët në ndeshjen gjysmëfinale të luajtur të enjten, e kanë mposhtur Brazilin 3:1 (18-25, 25-21, 26-24, 25-23) në sete.
Për Brazilin, kjo është hera e parë që nuk do të jetë në finale të Lojërave Olimpike që nga viti 2000. Ndërsa, ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë në ndeshjen për medaljen e artë, do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Francës dhe Argjentinës.
Finalja, do të zhvillohet të shtunën.