Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Bayerni e pret medalistin e artë olimpik

Kampionit Olimpik të tenisit, Alexander Zverevit, i është dhënë pritje e ngrohtë të mërkurën nga lojtarët e Bayern Munichut, ata që luajtën dhe luajnë për këtë skuadër. Që të gjithë e përkrahën tensitin i cili në Lojërat Olimpike të Tokios e fitoi medaljen e artë.

Zverevi mposhti Novak Gjokoviqin në gjysmëfinale para se ta mposhtte edhe rusin Karen Khachanov në finale, që ishte titulli më i madh në karrierën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Medalisti i artë ka thënë se ai përkrah dy ekipe, Bayernin dhe Hamburgun.

Në ndeshjen miqësore të legjendave të Bayernit ishin lojtarë si Franck Ribery, Giovani Elber, Roy Makaay, Klaus Augenthaler, Daniel van Buyten e Thomas Muller.