Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Tenis, Kachanov në finale të turneut olimpik

Tenisti Karen Kachanov ka siguruar finalen e turneut olimpik, pasi të premten triumfoi në gjysmëfinale ndaj Pablo Carreno Busta. Në “Ariake Tennis Park”, rusi Kachanov e mposhti Bustan 2:0 (6-3, 6-3) në sete për ta siguruar kalimin në finale, që njëherit është edhe finalja më e madhe e tij në karrierë.

Ai në finale, do të luajë me fituesin e meçit tjetër gjysmëfinal ndërmjet Novak Gjokoviqit dhe Alexander Zverevit.