Irie Sena është bërë boksierja e parë nga Japonia që ka fituar të artën olimpike. Sena 20-vjeçare triumfoi në finale të kategorisë pendël ndaj filipinases Nesthy Petecio.
Sena triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kundërshtarja ishte shumë e fortë, kështu që ndonëse po mbrohesha nga çdo goditje dhe po jepja kundërgoditje, mendova se mund të kem humbur. Por, jam shumë e lumtur që fitova”, ka thënë Sena, raporton faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
E Petecio tha se medalja është për gjithë shtetin e saj.
“Kjo medalje nuk është vetëm për mua. Është për shtetin tim, trajnerin tim, shokun tim më të mirë që vdiq këtë vit”, tha ajo.