Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Boksierja turke fiton medaljen e parë të artë olimpike në kategorinë velter

Boksierja e Turqisë, Busenaz Surmeneli ka fituar medaljen e artë në kategorinë velter në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ajo të shtunën në finale fitoi ndaj kinezes Hong Gu, në duelin e fortë që ka vënë në pah dy stile të ndryshme të boksit.

Kampionia e botës nga viti 2019, Surmenli, që është agresive zakonisht, ka dhënë vetëm pak goditje në 30 sekondat e fundit të raundit të parë. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar raundin e parë ndaj kinezes. Në raundin e dytë turkja kishte më shumë. Në raundin e tretë janë dhënë pak goditje të pastra, por Surmenli ka bërë mjaftueshëm për të fituar 3:0 në pikë, pasi kinezes iu reduktua një pikë në raundin e dytë.

Ishte medalja e parë e artë e ndarë për boksieret në kategorinë velter në histori të Lojërave Olimpike.

“Jam shumë e lumtur për suksesin. Jam fillestare dhe kjo medalje është për gjithë Turqinë. Shpresoj të fitoj edhe medalje të tjera”, ka thënë Surmenli.

Kategoria velter përfshinë boksieret nga 64 deri në 69 kilogramë.