Përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll (femrat), ka avancuar në çerekfinale të turneut olimpik si lidere e Grupit B. SHBA-ja, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, triumfoi ndaj Francës për ta regjistruar fitoren e tretë rresht në po aq duele të luajtura.
Dueli i luajtur në Saitama të hënën, përfundoi me rezultatin 93:82 në të mirë të SHBA-së, që ia shkaktoi Francës humbjen e dytë në fazën grupore. A’ja Wilson me 22 pikë të shënuara, ishte më e dalluara te SHBA-ja ndërsa te Franca, më efikasja ishte Endene Miyem me 15 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër humbjes, edhe Franca ka avancuar në çerekfinale si e treta e grupit, pasi pozita e dytë, i ka takuar Japonisë që në duelin e fundit, e mposhti Nigerinë me shifrat 102:83. Nigeria u eliminua nga Lojërat Olimpike pa asnjë fitore të shënuar.