Tokio 2020

Atletja shqiptare arrin në finale të Lojërave Olimpike

 

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.

Gega garoi sot në baterinë e dytë të kësaj disipline, ku u klasifikua e pesta me kohen 9’23″85. Asaj i mjaftoi kjo kohë për ta siguruar finalen e 4 gushtit.