Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Asllani shënon gol në Lojërat Olimpike, Suedia drejt gjysmëfinales

Futbollistja Kosovare Asllani po shkëlqen në fushën e stadiumit Saitama, ku po luhet ndeshja çerekfinale mes Suedisë dhe Japonisë.

Futbollistja kosovare në minutën e 68-të ka shënuar nga penalltia për rezultatin 3:1 në të mirë të Suedisë. Asllani e siguroi vet penalltinë. Në fakt pas një goditje të saj, një lojtare e Japonisë luajti me dorë dhe gjyqtarja pas rishikimit të situatës përmes VAR-it dha penallti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga pika e bardhë Kosovarja ishte e pagabueshme. Ajo është prej më të mirave në fushë. Suedia është në prag të gjysmëfinales në Lojërat Olimpike.