Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Kryeministri i Japonisë bën thirrje për kujdes

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga iu është drejtuar njerëzve që t’i shohin nga shtëpitë e tyre Lojërat Olimpike pas numrit më të lart të rasteve me koronavirus të martën, disa ditë pas nisjes së Lojërave Olimpike.

Banorët e Tokios janë në gjendje gatishmërie pasi kryeqyteti japonez raportoi 2.848 raste të reja me COVID-19, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të 2.520 rasteve të paraqitura më 7 janar. Tokio është nën gjendjen e katërt të jashtëzakonshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nën këtë rrethanë, ne përsëri do të dëshironim që të gjithë qytetarët tanë japonezë të shmangin daljet e panevojshme dhe jo urgjente dhe të shikojnë olimpiadën në televizor”, ka thënë Suga.

Suga tha se nuk ka në plan të anulojë lojërat pasi lëvizja e njerëzve po zvogëlohet.

Ka zëra kritike që qeveria Suga po i jep përparësi Lojërave Olimpike mbi shëndetin e kombit. Mbështetja për të sipas disa vlerësimeve ka rënë në rreth 30 %.