Tokio 2020

Peaty fiton të artën e parë për Britaninë në “Tokio 2020”

Adam Peaty është futur në histori, duke u bërë notari i parë britanik që mbron titullin olimpik.

Peaty të hënën fitoi të artën në 100 metra not stil bretkosë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Rekordmeni i botës dominoi garën, dhe përfundoi me kohë 57.37 sekonda. Ai njëherit i solli Britanisë së Madhe të artën e parë nga “Tokio 2020”.

Arno Kamminga i Holandës, që është vetëm notari i dytë pas Peatyt që ka notuar ndonjëherë 100 metra bretkosë përfundoi 58 sekondave, fitoi medaljen e argjendtë. Italiani Nicolo Martinenghi të bronztën.

100 metra delfin kanadezja Margaret Macneil fitoi të artën, kinezja Yufei Zhang të argjendtën, ndërsa Emma McKeon e Australisë të bronztën.