Tokio 2020

Shigjetaret koreane vazhdojnë dominimin në Lojërat Olimpike

Shigjetaret e Koresë së Jugut kanë vazhduar dominimin në Lojërat Olimpike.

Ato në konkurrencën ekipore në shigjetari të dielën fituan të artën në “Tokio 2020”. Është e arta e nëntë rresht olimpike në garën ekipore të femrave në shigjetari për Korenë e Jugut.

Ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Gjermania të bronztën.